Përkeqësohet moti, probleme me energjinë në Vlorë, dëmtohen rrugë

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2022, 11:59 | Aktualitet

Tokat e fshatrave Ana e Malit dhe Dajçi në Bashkinë e Shkodrës vijojnë të vuajnë përmbytjen e mijëra hektarëve nga vërshimi i ujërave  që sjellin lumenjtë Buna dhe Drin. Nga të dhënat më të fundit rezulton se situata më përmbytjet në territor ka ardhur duke u përkeqësuar, ku nën ujë ndodhen mbi 2700 hektarë tokë si dhe 155 banesa të rrethuara nga uji. Dëmet në bujqësi dhe blegtori janë të konsiderueshme.

Moti i përkeqësuar me erëra të forta ka shkaktuar probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona të Vlorës. Pa energji kanë mbetur disa fshatra të lumit të Vlorës, Selenicës, Radhimë-Orikum dhe linja kryesore e bregut zona e Himarës. Shkëputja ka qenë e përkohshme është rikthyer energjia në disa prej zonave. 

Probleme nga moti ka patur edhe Ura e Vanës në Delvinë, ura e dëmtuar që prej muajit nëntor, ka pësuar rënie të bazamentit edhe nga reshjet e një dite më parë.

Sipas prefektit të Qarkut aktualisht po punohet për rikthimin e kësaj ure në funksion.

Lundrimi detar ndërkohë është rikthyer në punë për linjën e tragetit Vlorë- Brindisi,  kjo pas 3 ditëve pezullim.

Vazhdon të jetë i pezulluar lundrimi për mjetet e vogla dhe peshkarexhat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos