Përkeqësohet situata nga reshjet, Rama: Të gatshëm të përgjigjemi çdo nevoje të njerëzve

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2022, 12:49 | Aktualitet

Reshjet e fundit kanë shkaktuar problematika dhe përmbytje në disa zona të vendit. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mesditën e sotme foto nga aksioni i ekipit të emergjencave në ndihmë të banorëve nga zonat e prekura.

“Në monitorim të pandërprerë të situatës së krijuar nga reshjet e fundit në disa zona të veriut. Të gatshëm të përgjigjemi për çdo nevojë të njerëzve”, shkruan Rama.

Nga të dhënat më të fundit rezulton se situata më përmbytjet në territor ka ardhur duke u përkeqësuar, ku nën ujë ndodhen mbi 2700 hektarë tokë si dhe 155 banesa të rrethuara nga uji në zonën e Shkodrës, ndërkohë që probleme ka pasur edhe në zona të tjera të vendit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/17/situata-ne-shkoder-2700-ha-toke-te-permbytura-dhe-155-banesa-te-rrethuara-nga-uji/
https://a2news.com/2022/12/17/perkeqesohet-moti-probleme-me-energjine-ne-vlore-demtohen-rruge/

A2 CNN Livestream

Latest Videos