A janë hapur kutitë e votimit në mënyrë preferenciale? Celibashi jep përgjigjen zyrtare

Nga A2 CNN
26 Prill 2021, 19:16 | Politikë
A janë hapur kutitë e votimit në mënyrë preferenciale?

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ka reaguar dhe në lidhje me deklaratat e opozitës gjatë ditës së kutitë e votimit janë hapur në mënyrë preferenciale për të krijuar një avantazh të mazhorancës me qëllim dekurajimin e numëruesve.

Ilirjan Celibashi ka mohuar në mënyrë kategorike diçka të tillë duke thënë se radha e hapjes së kutive të votimit përcaktohet qartë në Kodin Zgjedhor.

“Nga verifikimi që kemi bërë nuk rezulton që hapja e kutive të votimit të jetë bërë në mënyrë preferenciale. Janë respektuar kërkesat e ligjit për hapjen me radhë të kutive të votimit”, u shpreh Ilirjan Celibashi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos