
Një 47 vjeçar nga Kruja është arrestuar nga policia e këtij qyteti pas denoncimit të bërë në komisariat nga një grua.
Sipas të dhënave, u arrestua në flagrancë shtetasi L.T. 47 vjeç pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur shtetasen E.Q.
Kjo e fundit deklaroi përpara uniformave blu, se përndiqej nga L.T. prej një periudhe 4 vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)