
Dy avionë bombardues Sukhoi Su-34 u përplasën pasditen e së premtes gjatë disa manovrave ushtarake në rajonin e Lipetsk në Rusi.
Burime nga ushtria ruse bëjnë me dije se aksidenti erdhi si pasojë e një gabimi të pilotëve dhe për këtë arsye është ngritur një komision special që do të përcaktojë përgjegjësinë e tyre.
Burimi shton se pilotët ka të ngjarë që të paguajnë për dëmet e shkaktuara. Fatmirësisht nuk pati pasoja të rënda nga ngjarja dhe pilotët arritën të ulin në tokë avionët bombardues. (A2 Televizion)