Përplasje mes serbëve dhe KFOR-it, dhjetëra të plagosur. Gazetarët bllokohen në një bar-kafe

Nga A2 CNN
29 Maj 2023, 23:15 | Kosova
Përplasje mes serbëve dhe KFOR-it, dhjetëra të plagosur.

Bisedimet, edhe pse të shpeshta, nuk prodhuan asgjë, veç largimit të një automjeti të KFOR. Nga ana tjetër, blindat e Policisë së Kosovës u dëmtuan nga protestuesit që u vendosën dhe flamuj serbë, por edhe mbishkrime si ato të tanqeve në Rusi.

Negociatat vijuan dhe më tej, por drejtuesi amerikan i KFOR-it nuk pranoi heqjen e flamurit të Republikës së Kosovës nga godina e komunës dhe largimin e efektivëve të Policisë së Kosovës nga zona.  

Kaq shërbeu që protestuesit të bllokonin rrugën, duke u ulur në shesh si shenjë mosbindjeje ndaj vendimit të forcave speciale. Menjëherë pas kësaj, situata agravoi në përplasje fizike, ndërsa sende të forta, tymuese, por edhe molotovë u hodhën në drejtim te ushtarakëve të KFOR-it.

Situata u rëndua më tej kur trupat speciale u plagosën në zonë, ndërsa mësohet se 11 prej tyre janë në spital. Edhe gazetarët kosovarë, por edhe ata shqiptarë, u sulmuan, ndërsa të detyruar pjesa më e madhe e tyre u zhvendosën në një bar-kafe fare pranë protestuesve.

Për më shumë se tre orë 30 gazetarë të mediave të ndryshme u detyruan të qëndrojnë të bllokuar fare pranë protestuesve, por edhe trupave të KFOR-it e Policisë së Kosovës, të cilët nuk morën përsipër evakuuimin e tyre.  

U desh ndërhyrja e pronarit të biznesit, i cili negocioi me protestuesit, në mënyrë që media të dilte nga Zveçani.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/29/rama-thirrje-kosoves-per-te-degjuar-aleatet-eshte-nevoje-kombetare-mos-u-fusni-ne-shtegun-e-rrezikshem/
https://a2news.com/2023/05/29/kurti-per-protestuesit-ne-veri-ekstremiste-te-dirigjuar-nga-beogradi-zyrtar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos