Plagosen 3 të mitur në aksident, drejtues i makinës një 15-vjeçar

Nga A2 CNN
23 Maj 2019, 18:59 | Kronikë
Plagosen 3 të mitur në aksident, drejtues i makinës një

Një aksident me pasojë plagosjen e tre 15-vjeçarëve ka ndodhur rreth orës 17:00 në vendin e quajtur “Kraps", në Fier.

Policia ka bërë të ditur se shtetasi A.A, 15 vjeç, banues në Kraps, Fier, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët, shtetasit K.A, 15 vjeç dhe A.A, 15 vjeç banues në Kraps, Fier, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë të paqarta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos