Plagoset me thikë një 25-vjeçar në Durrës, arrestohet autori

Nga A2 CNN
10 Mars 2020, 08:58 | Kronikë
Plagoset me thikë një 25-vjeçar në Durrës, arrestohet

Një 25-vjeçar është plagosur me thikë një ditë më parë në qytetin e Durrësit, ndërsa ditën e sotme, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të kësaj ngjarje.

Policia ka bërë të ditur se në pranga është vënë shtetasi me inicialet P.B., 56 vjeç. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 16, ku pas një konflikti për motive të dobëta, 56-vjeçari ka goditur me mjet prerës (thikë), në pjesën e gjoksit, shtetasin A. N., 25 vjeç, banues në Durrës.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Durrësit nën kujdesin e mjekëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos