
Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në vendin e quajtur "Bishti i Zhurit", pranë Rrogozhinës.
Sipas të dhënave nga Policia e Shtetit, mjeti me drejtues 46-vjeçarin A.F., ka dalë nga rruga dhe për pasojë, ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)