
Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin “Eksplozivi”, në fund të së cilit arrestoi një person i cili dyshohet si autori i vendosjes së një sasie eksplozivi në një objekt në ndërtim në zonën e Shëngjinit.
Si rezultat i provave të grumbulluara u organizua u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. P., 21 vjeç, banues në Larushk. Ky shtetas më 21 nëntor i vendosi një sasi eksplozivi objektit në pronësi të shtetasit L.Gj. nga shpërthimi i të cilit pati vetëm disa dëme materiale.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. (A2 Televizion)