
Policia e Tropojës ka arrestuar një person, dhe procedoi në gjendje të lirë tre të tjerë, për ngjarjen e mbrëmjes së të enjtes në fshatin Cërrnicë, ku mbeti i plagosur shtetasi S.M.
Falë veprimeve të shpejta të policisë u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe arrestimi i shtetasit S.M. 39 vjeç, i cili akuzohet se qëlloi me thikë 36 vjeçarin S.M., duke e lënë të plagosur rëndë. Gjithashtu nisi procedim penal dhe për 3 persona të tjerë të cilët akuzohen për moskallëzim krimi.
Sipas burimeve nga policia ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta në vendin e quajtur “Ura e Bujan”, në fshatin Cërrnicë. 36 vjeçari S.M. është plagosur rëndë dhe ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Tropojës, për veprat penale "Vrasja me dashje, mbetur në tentativë", "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Moskallëzimi i Krimit". (A2 Televizion)