Një vrasje ka ndodhur në qendrën e qytetit të Korçës. Sipas burimeve, bëhet fjalë për një 67-vjeçar, shtetasi Petrika Treska, i cili ka ndërruar jetë pas plagëve të marra nga një objekt prerës.
Ngjarja ka ndodhur në një banesë e cila ndodhet në qendër të qytetit, përballë shkollës “Themistokli Germenji”. Sipas dëshmive, personi u gjet i plagosur nga bashkëshortja, dhe ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit.

Viktima nuk njihej në qytet si person problematik, dhe jetonte duke rregulluar mjete elektronike.
Shkaqet mbeten të paqarta, por forcat e rendit janë në vendngjarje dhe po hetojnë mbi dinamikën e krimit.
(A2 Televizion)