
Forcat e rendit kanë arrestuar dy të rinj që akuzohen për një ngjarje të rëndë në kryeqytet.
Dy shtetasit, R.O. 21-vjeç dhe A.G. 27-vjeç akuzohen se kanë plagosur një 23-vjeçar me inicialet R.SH, në hyrje të një lokali fast food në rrugën “Myslym Shyri”. Sipas dëshmive, konflikti ka ndodhur për shkaqe të dobëta, dhe se i plagosuri u godit disa herë me thikë.
Ndërhyrja e policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, dhe ndoshta një fund tragjik, ndërkohë që i riu ndodhet në spital.
Autorët e krimit janë arrestuar me akuzën “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”. (A2 Televizion)