
Rreth 50 persona janë shoqëruar në Policinë e Durrësit gjatë 12 orëve të fundit lidhur me vrasjen e dyfishtë të regjistruar në Nishtulla.
Ende asnjë i dyshuar mes tyre, por vetëm të pyetur në cilësinë e bashkëpunëtorëve dhe të afërmve të vëllezërve Haxhija.
Pista kryesore ku janë fokusuar hetimet është ajo e të shkuarës së vëllait të madh, 37-vjeçarit Besmir Haxhija, që lidhet me përfshirjen në aktivitete kriminale jashtë vendit, ku ka kryer disa herë dënim me burg.
Ndërsa nuk përjashtohet as pista e borxheve apo mosshlyerjes së detyrimeve, lidhur me bizneset qe kishin në administrim në vendin tonë.
Persona të paidentifikuar qëlluan me armë ditën e djeshme në drejtim të makinës me targa AA716ZZ, ku ndodheshin Besmir Haxhija dhe Viktor Haxhija. (A2 Televizion)