
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku njoftoi se shumë shpejt qeveria do të dalë me një vendim për rritjen e pensioneve.
Sipas saj, çështja e rritjes së pensioneve është duke u studiuar nga ekspertët e qeverisë për të dalë me një vendim, njësoj siç u bë me pagat e administratës.
“Ministri i Financave na ka prezantuar programin për rritjen e pagave, që do t’i kalojë qeverisë. Siç e ka thënë edhe kryeministri, siç bëjmë indeksimin e vazhdueshëm të pensioneve, po studiohet edhe rritja e pensioneve”, tha Balluku. (A2 Televizion)