Pogradec, thyejnë karantinën dhe dhunojnë policin

Nga A2 CNN
3 Maj 2020, 11:31 | Kronikë
Pogradec, thyejnë karantinën dhe dhunojnë policin

Dhunohet një inspektor policie në Pogradec. Ai është dhunuar nga 3 të rinj gjatë natës së mbrëmshme.

Të rinjtë që kanë dhunuar inspektorin e krimeve janë me precedentë të mëparshëm penalë. Disa prej tyre janë ndaluar, disa të tjerë janë në kërkim.

Shkak për dhunimin e inspektorit është bërë thyerja e karantinës nga ana e të rinjve. Policia ka marrë njoftim se një grup të rinjsh qëndronin të grumbulluar. Inspektori ka shkuar për të shpërndarë grupin, por të rinjtë janë kundërpërgjigjur duke e goditur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos