Arrestohet në Tiranë një 38-vjeçar, në kërkim nga Italia për trafikim lëndësh narkotike

Nga A2 CNN
2 Maj 2020, 09:16 | Kronikë
Arrestohet në Tiranë një 38-vjeçar, në kërkim

Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë, pasi kërkohej nga drejtësia italiane për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve në sasi të mëdha, kryer në bashkëpunim”.

Personi i arrestuar është shtetasi me inicialet Gj. Ll., 38 vjeç, banues në Tiranë. Në deklaratën e policisë, thuhet se drejtësia italiane ka bërë të mundur dokumentimin me prova ligjore të aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve, të këtij shtetasi dhe të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Personi i arrestuar, në rolin e ndërmjetësuesit, i ndihmuar dhe nga persona të tjerë, sipas policisë, ka arritur t’i dorëzojë një shtetasi italian, një sasi të madhe kanabisi, e cila më pas është sekuestruar nga policia italiane, duke vënë para drejtësisë gjithë autorët e përfshirë në këtë aktivitet kriminal të kundërligjshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos