Konflikt mes dy familjeve në Maliq, plagoset me gërshërë një person

Nga A2 CNN
1 Maj 2020, 19:48 | Kronikë
Konflikt mes dy familjeve në Maliq, plagoset me gërshërë

Një konflikt mes dy familjeve është regjistruar në orët e mbrëmjes të së premtes, në fshatin Rëmbec të Maliqit, ku janë përdorur dhe armët e ftohta.

Sipas burimeve nga vendngjarja një person Artan Hajredini së bashkë me të birin janë konfliktuar me Juli Torre, të cilin e kanë goditur me gërshërë në pjesën e barkut. Motivet e sherrit janë ende të pazbardhura ndërkohë që në konflikt janë përfshirë 6 persona.

I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka shoqëruar personat e tjerë të përfshirë në konflikt dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos