Policia britanike me version zyrtar: 39 viktimat në kamion nuk janë kinezë

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2019, 21:41 | Bota
Policia britanike me version zyrtar: 39 viktimat në kamion nuk janë

Policia britanike ka dalë me një qëndrim zyrtar për 39 viktimat që u gjetën disa ditë më parë në një kamion frigoriferik në zonën e Essex.

Sipas burimeve zyrtare, tashmë konfirmohet se të gjithë viktimat në kamion ishin shtetas vietnamezë dhe jo kinezë siç ishte raportuar më parë. Autoritetet kanë nisur kontaktet e drejtpërdrejta me një numër familjesh në Vietnam, Britani si dhe qeverinë vietnameze. 

Shumë familje nga Vietnami kishin shfaqur interesin pas daljes së lajmit për kamionin 39 viktima në Britani, pasi i frikësoheshin mundësisë që të dashurit e tyre ndodheshin mes viktimave.

Ekzaminimet janë ende duke u kryer mbi 31 burrat dhe 8 gratë për të vendosur shkaqet e vdekjes. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/10/26/masakra-e-emigranteve-ne-britani-zyrtarizohen-akuzat-per-shoferin-e-kamionit/
https://a2news.com/video/4-te-arrestuar-per-kamionin-e-vdekjes-vijojne-perpjekjet-per-identifikimin-e-39-viktimave/

A2 CNN Livestream

Latest Videos