
Në deklaratën ku publikoi masat e marra nga policia për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, Albert Dervishaj, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, reagoi edhe për strukturën e mbrojtjes në PD.
Ai u shpreh se askush përveç policisë së Shtetit nuk mund të kontrollojë territorin apo automjetet.
“Duke theksuar se në zbatim të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, kontrolli i territorit, e automjeteve, personave etj., është atribut vetëm i Policisë së Shtetit dhe jo i subjekteve apo organizimeve të tjera”.
Të mërkurën, në qytetin e Elbasanit mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, pas përplasjes me strukturën e mbrojtjes së votës, e krijuar nga PD. Pas ngjarjes, Gazment Bardhi bëri të ditur se kjo strukturë është ngritur me ish-punonjës policisë dhe do të shërbejë për të denoncuar blerjen e votës. (A2 Televizion)