Post-Covidi, rriten infarktet e trurit, shtohen pacientët me probleme neurologjike

Nga A2 CNN
17 Maj 2021, 15:29 | Aktualitet
Post-Covidi, rriten infarktet e trurit, shtohen pacientët me probleme

Koronavirusi ka zbehur përhapjen e tij në popullatë, por ka theksuar shqetësimet post-covid me sëmundjet e tjera.

Pas mushkërive, truri është organi i dytë më i goditur nga Sars Cov 2. Mjekët kanë konstatuar rritje të infarkteve të trurit te pacientë që e kanë kaluar koronavirusin, veçanërisht tek ata që kanë marrë për një kohë të gjatë oksigjen.

Neurologia e qendrës spitalore “Nënë Tereza” Entela Basha tregon se shqetësimeve post Covid nuk iu kanë shpëtuar as pacientët që e kanë kaluar më lehtë sëmundjen. Dhimbja e kokës, lodhja e zgjatur, humbja e kujtesës, moskthimi i shijes apo nuhatjes, janë problemet më të shpeshta te këta pacientë.

Tashmë që një pjesë e konsiderushme e popullsisë e ka kaluar koronavirusin, mjekët këshillojnë kryerjen e disa vizitave të rëndësishme për të mbajtur në kontroll, shqetësimet post-covid.

Ende nuk ka shifra të sakta për numrin e infrakteve të trurit në gati 1 vit e gjysmë pandemi. Por mjekët thonë se kapja në kohë e problemeve ul rrezikun për invaliditet dhe humbje jete. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos