
Një tjetër vatër zjarri është shfaqur ditën e sotme në rrethinat e Durrësit. Këtë herë në bimësi dhe shkurre në kodrinat e Shën Pjetrit (Gjiri Lalëzit), duke dëmtuar të mbjellat.
Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje për lokalizimin e flakëve, ndërsa prania e erës favorizon përhapjen e flakëve.
Deri më tani nuk ka rrezik në banesa, pasi ndodhen ende larg nga vatra e shfaqur mesditën e sotme në këtë zonë. (A2 Televizion)