
Niveli i blerjeve të produkteve ushqimore po shënon rënie të vazhdueshme, pavarësisht faktit që ndodhemi në prag të festave të fundvitit.
Më shumë se kudo, rënia e konsumit ndihet në markatën ushqimore dhe të fruta-perimeve në qytetin e Elbasanit, ku janë vetë tregtarët që e konfirmojnë një fakt të tillë.
Ndërsa për konsumatorët, kryesisht ato që të ardhura kanë vetëm pensionet, çmimet janë rritur shumë, ndërsa të ardhurat e tyre nuk premtojnë as ushqimin e përditshëm dhe jo më atë festiv.
Ndërsa shpërblimi i premtuar prej 5 mijë lekësh, që qeveria do të japë për pensionistët, duket se nuk ndikon fare për të pasur një fundvit ndryshe për ta. (A2 Televizion)