Pragu për të pavarurit, ekspertët: KQZ s’mund ta shfuqizojë, e zgjidh Kushtetuesja

Nga A2 CNN
16 Prill 2021, 16:21 | Politikë
Pragu për të pavarurit, ekspertët: KQZ s’mund ta

Raporti i ODHIR dëshmoi se KQZ po përpiqet të injorojë pragun kombëtar 1% që kandidatët e pavarur duhet të kalojnë, nëse arrijnë të marrin mandatin në qarkun ku garojnë. Por një pengesë e tij është e sanksionuar në hierarkitë më të larta të normës juridike, ndaj dhe ish-kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, thekson se institucioni i administrimit të garës është aty për të zbatuar ligjin dhe jo për ta interpretuar atë.

“Unë e shoh të vështirë dhe të pakuptueshëm angazhimin e KQZ për të qenë ai që ti japë zgjidhje këtij problemi.”, shprehet ai.

Të njëjtin mendim ndan edhe jurisi Marash Logu.

“Është përcaktuar qartazi se kush mund të bëjë përcaktimin e pragut kombëtar. Në asnjë rast kjo kompetencë nuk është e Komisionit Qëndror të zgjedhjeve.”, shprehet ai.

Kume e sheh të panatyrshme që dikush që kandidon në një qark të caktuar duhet tregojë peshën e tij edhe në rangkombatar. Ky lloj sistemi, sipas tij diskriminon partitë e vogla dhe kandidatët e pavarur, mund të korrigjohet nga dy institucione të tjera.

“’Rruga do të ishte, ose kërkesa ndaj kuvendit që ta rishqyrtonte, ose në Gjykatën Kushtetuese.”’

Pikërisht Gjykatës Kushtetuese i është drejtuar kandidati i pavarur, Elton Debreshi, që garon në qarkun e Dibrës, ndonëse shanset për një vendim para zgjedhjeve janë gati zero.

Në kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese, kandidati Debreshi thekson se pragu kombëtar prej 1% shkel barazinë e kandidatëve në garë, ndaj dhe kërkon shfuqizimin e tij. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/04/16/ndikimi-i-fushates-zgjedhore-pershpejtohen-investimet-per-tremujorin-dyfishi-i-planit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos