Premtimet për Spitalin e Laçit

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2021, 11:16 | Aktualitet
Premtimet për Spitalin e Laçit

Kryeministri Edi Rama e nisi të mërkurën me një video me pamje nga kantieri i punimeve për rindërtimin e spitalit të Laçit i cili u dëmtua në një shkallë të pariparueshme nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/442197323802498

Por, sipas një premtimi të mëhershëm të Kryeministrit, spitali i Laçit do duhej të ishte rindërtuar brenda 6 muajve të para të vitit 2020. “Unë besoj që deri në fund të pranverës, ju do keni spitalin e ri. Besoj! Po ja edhe deri në qershor po themi. Po 6 muajt e parë besoj do ta mbyllim. Do ta bëjmë model”, pati thënë Rama, më 14 dhjetor 2019.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/598337200923178

Më 28 shkurt, Rama, teksa ishte i pranishëm në takimin ku u prezantuan modelet e reja të rindërtimit, u ndal edhe te spitali i Laçit. “Jemi shumë pranë fillimit. Spitali i Laçit do të nisë nga puna në qershor, maksimumi, sepse janë procedura që duhen ndjekur”.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/563776667576574

Më 7 mars, Rama, bëri një tjetër njoftim përmes profilit të tij në rrjetet sociale. “Gati edhe projekti i Spitalit të ri të Laçit, që do të ngrihet në vend të spitalit të vjetër pas goditjes fatale të tërmetit”, shkroi ai në postimin në Facebook të ilustruar me foto të projektit.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/261546984837368

Spitali i Laçit u shemb më 17 korrik 2020, e në kulmin e krizës shëndetësore të shkaktuar nga pandemia e Covid-19, ai vijon të jetë një mungesë për rreth 80 mijë banorët e Kurbinit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/spitali-i-lacit-pas-termetit-godina-jashte-funksioni-urgjenca-ne-nje-kishe/

A2 CNN Livestream

Latest Videos