Presidenti Begaj pret homologun azer, bisedime për bashkëpunim në fushën e energjisë

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2022, 10:45 | Politikë
Presidenti Begaj pret homologun azer, bisedime për bashkëpunim në

Presidenti Bajram Begaj priti në një ceremoni shtetërore Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Kjo është vizita e parë e tij në Shqipëri, por njëherësh edhe e para vizitë shtetërore nga një homolog i huaj që kur presidenti Begaj erdhi në krye të shtetit shqiptar.

Në daljen për mediat, pas takimit në Pallatin e Brigadave, Presidenti Begaj u shpreh se mirëpret hapjen e një ambasade të Azerbajxhanit në Tiranë për të theksuar kështu bashkëpunimin dy palësh mes dy vendeve.

Ndërsa nga ana e tij, presidenti lham Aliye tha se Azerbajxhani është i gatshëm që të ndihmojë Shqipërinë sa i përket infrastrukturës për gazin.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos