Presidenti slloven pas takimit, Pahor: Vuçiç nuk është i gatshëm ta njohë Kosovën

Nga A2 CNN
18 Maj 2021, 10:41 | Kosova
Presidenti slloven pas takimit, Pahor: Vuçiç nuk është i

Pas përfundimit të samitit të presidentëve të rajonit Brdo-Brijun, organizatorët njoftuan se pala serbe nuk është e gatshme ta njohë Kosovën.

Presidenti i Sllovenisë, Barut Pahor përsëriti edhe njëherë qëndrimin kundër ndryshimit të kufijve.

“Se a do të ishte e përshtatshme të mendojmë për ndryshimin e kufijve, më duhet të them sesi bashkorganizator i kundërshtoj ato ide. Vuçiç nuk ishte kundër diskutimit mbi ndalimin e ndryshimit të kufijve, mirëpo ai erdhi me propozim të tillë që do t'i ndalonte shtetet që ta njihnin Kosovën. Sepse Kroacia dhe Sllovenia e kanë njohur Kosovën, si dhe shtete të tjera po ashtu e kanë njohur atë, megjithëse jo të gjitha shtetet e BE-së.

Unë kam pasur dëshirë që të vijmë deri te një rezultat i propozimit tim, dhe të kuptohej si lëvizje përpara, e jo pas. Mirëpo presidenti Vuçiç nuk është i gatshëm ta njihte Kosovën. Do të ishin diskutime të pafundme. Ne kemi pasur disa takime këtu, dhe ishte hera e parë që u takuan presidenti Vuçiç dhe presidentja Osmani”, tha presidenti Pahor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos