Pretenca për të akuzuarit e Inceneratorit të Elbasanit, avokati Vishaj: SPAK bëri dallime, ja parimi që shkeli

Nga A2 CNN
18 Maj 2023, 11:40 | Aktualitet
Pretenca për të akuzuarit e Inceneratorit të Elbasanit, avokati

Avokati Saimir Vishaj ka folur pas pretencës së SPAK për të akuzuarit e aferës së inceneratorit të Elbasanit, mes të cilëve ish-ministri Lefter Koka, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako dhe 7 të akuzuarit e tjerë.

Sipas Vishajt, për herë të parë Prokuroria e Posaçme ka shkelur me të dyja këmbët parimin e “gjësë së gjykuar”, duke kthyer për gjykim një çështje që është gjykuar njëherë nga Gjykata e Elbasanit.

Ai shtoi gjithashtu se, nuk ka ndodhur asnjëherë që, për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, prokuroria të kërkojë katër vite burgim, duke e konsideruar një skandal.

“Për herë të parë Prokuroria e Posaçme ka shkelur me të dyja këmbët parimin e “gjësë së gjykuar”, pasi kjo çështje është gjykuar njëherë nga Gjykata e Elbasanit, por kjo nuk u mor parasysh.

Së dyti, nuk ka ndodhur ndonjëherë në rastet e akuzës së “shpërdorimit të detyrës”, por këtë herë Prokuroria e Posaçme ka bërë dallime, nuk ka kërkuar asnjëherë katër vite burgim. Ky është një skandal”, deklaroi ndër të tjera në prononcimin e tij për mediat jashtë SPAK, avokat Saimir Vishaj. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/18/spak-kerkon-10-vite-burg-per-lefter-koken/

A2 CNN Livestream

Latest Videos