
Një përplasje e ashpër është regjistruar në zonën turistike të Velipojës mes pronarëve të disa objekteve dhe Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Pronarët e lokaleve dhe plazheve kanë kundërshtuar operacionin e IKMT për prishjen e objekteve të tyre pa leje dhe për këtë arsye, ky institucion ka kërkuar mbështetjen e policisë për të vijuar aksionin.
FNSH krijoi një gardh sigurie dhe pronarët e objekteve dhe familjarët e tyre hodhën sende të forta në drejtim të efektivëve. Raportohet se FNSH përdori spray me piper për të larguar të pranishmit dhe më pas fadromat e IKMT prishën objektet e parashikuara. (A2 Televizion)