
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, po kryen hetime për të arrestuarit në flagrancë nga policia e shtetit, në lidhje me protestën e datës 17.05.2020.
Gjithashtu është regjistruar procedim penal duke u kryer hetime dhe për kallëzimin e bërë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në lidhje me ekspertizën e kryer nga inxhinieret apo persona të tjerë të përfshirë.
Nga ana e prokurorisë po kryhen hetime edhe në lidhje me dhunën e pretenduar nga kallëzuesit, si të ushtruar nga punonjësit e policisë. (A2 Televizion)