Propozohet kandidati i PD për Bashkinë e Dibrës

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2022, 16:00 | Politikë
Propozohet kandidati i PD për Bashkinë e Dibrës

Strukturat e PD kanë propozuar si kandidat për Bashkinë e Dibrës, për zgjedhjet e 6 marsit, Luan Hakën. Me këtë propozim plotësohet edhe gjashtëshja e kandidatëve të PD për zgjedhjet e pjesshme vendore.

Anëtarët e Partisë Demokratike në Durrës i kanë propozuar kryesisë së PD që përfaqësuesi i tyre për bashkinë e Durrësit të jetë Luan Hoti. Edhe pse demokratët patën nisur negociatat që të kishin 1 kandidaturë të vetme, me primaret e komisionit të rithemelimit, PD zyrtare u detyrua që dilnin me kandidatin e tyre.

Demokratët e Rrogozhinës kërkojnë që në Bashkinë e tyre kandidati të jetë kryetari i kësaj dege Ferdinant Saraçi. Në Shkodër është propozuar Xhemal Bushati, teksa për bashkinë e Vorës është propozuar Ymer Marku. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/02/ndoshta-mund-te-ndihmojme-ndonje-kandidat-duka-ishim-te-corientuar-per-te-bere-aleanca/

A2 CNN Livestream

Latest Videos