Shkarkimi i Presidentit, të hënën seanca e radhës. Përfaqësuesi i Metës kërkoi kohë për t’iu përgjigjur 70 pyetjeve

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2022, 12:53 | Politikë
Shkarkimi i Presidentit, të hënën seanca e radhës.

Trupa gjykuese në Kushtetuese vendosi të shtyjë për të hënën seancën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Anëtarët e Gjykatës i drejtuan 70 pyetje përfaqësuesit të Presidentit, Bledar Dervishajt, i cili kërkoi 48 orë kohë për t’iu përgjigjur pyetjeve, me argumentin se duhet të informojë edhe Metën për këto pyetje.

Kryetarja e Gjykatës, Vitore Tusha, tha: “Duke u nisur nga natyra e gjykimit dhe mban parasysh kërkesën për 48 orë të përfaqësuesit të presidentit, dhe nga volumi i pyetjeve. Kjo kohë do të përdoret edhe nga iniciuesi i gjykimit për t’u njohur. Seanca e radhës ditën e hënë ora 10:00”.

“Besoj se i dëgjuat live, ishte një material 170 faqe, materiali mbrojtës bashkangjitur provave. Presidenti ka kërkuar që prej 1 korrikut që ky shqyrtim kushtetues të përfundonte brenda legjislaturës së kuvendit të vjetër që investoi më kot Gjykatën Kushtetuese”, tha përfaqësuesi i Presidentit, Bledar Dervishaj, pas seancës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/03/mandati-presidencial-dikur-finishi-i-karrieres-tani-trampoline-per-rikthim-ne-politike/
https://a2news.com/2022/02/03/dervishaj-pas-seances-ne-kushtetuese-procesi-hetimor-i-diktuar-me-urdher-nuk-kishte-shkak-per-shkarkimin-e-presidentit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos