Rritja e çmimit të naftës, Rama: Problem i përgjithshëm, shikoni Kosovën

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2022, 13:02 | Politikë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për rritjen, gjatë ditëve të fundit, të çmimit të naftës, benzinës dhe gazit.

Kreu qeverisë i ktheu përgjigje në Facebook një komenti që i kishte vënë në dukje këtë rritje çmimi dhe i kishte kërkuar atij që të vendoste një çmim tavan.

“Rritja e çmimeve është një problem i përgjithshëm sot, mjafton të shihni Kosovën për të mos shkuar më larg, ndërkohë që, siç kam premtuar, ne po mbajmë më shumë kosto për buxhetin, mburojën mbi çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë e biznesin e vogël, që kudo ka kërcyer e po kërcen lart”, shkruan Rama.

“Sa për rrogat, ato janë rritur e do vazhdojnë të rriten, por rritja e rrogave nuk bëhet sipas dëshirës sonë, pasi unë i pari do doja t’i rrisja menjëherë të gjitha, por çdo rritje jashtë mundësive, do të thotë falimentim total në pak muaj, si në kohën e Sudes, prandaj duhet punë e durim”, shton kreu i qeverisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/02/rritja-e-cmimit-te-naftes-ibrahimaj-jemi-ne-ekonomi-te-lire-tregu-nuk-mund-te-nderhyjme-ne-cmim/

A2 CNN Livestream

Latest Videos