Protestojnë punonjësit e shëndetit në Durrës, kërkojnë shpërblimet

Nga A2 CNN
6 Maj 2020, 16:41 | Sociale
Protestojnë punonjësit e shëndetit në Durrës,

Personeli mjekësor i Njësisë Vendore të Shëndetit në Durrës, është ngritur mëngjesin e kësaj të mërkure në një protestë, duke kërkuar plotësimin e 4 kërkesave, te gjitha me karakter ekonomik.

Ndër kërkesat është edhe ajo e shpërblimit për punën e tyre në frontin e parë të luftës për parandalimin e infektimit të popullatës nga Covid-19.

Sipas protestuesve, nga 22 punonjës që ka kjo njësi, 12 prej tyre kanë marrë shpërblime, ndërsa pjesa tjetër nuk ka marrë asnjë përgjigje se përse nuk kanë qenë përfitues të shpërblimeve të akorduara nga qeveria, duke e drejtuar gishtin nga Drejtoria e Njësisë Vendore e Shëndetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos