
Bashkia e Pustecit është një zonë ku mbillet masivisht çaj mali. Mbi 70% e banorëve të kësaj zone, e kanë çajin burimin e vetëm të të ardhurave për familjet e tyre, pasi kulturat e tjera bujqësore nuk zhvillohen shumë në këtë tokë.
Por këtë vit, çmimi i çajit jo vetëm që ka rënë shumë, por me sa duket pandmeia ka bërë që edhe pse me çmim nën kosto të mos ketë kërkesa, duke krijuar qindra kuintalë stok.
Situata njihet edhe nga bashkia e Pustecit, ndërsa kryetari i saj pohon se janë në bisedime me firma të huaja për të mbledhur çajin në zonë.
E derisa të gjendet një zgjidhje, banorët e Pustecit i apelojnë qeverisë që t’i ndihmojë në shitjen e çajit që u ka mbetur stok. (A2 Televizion)