PS fiton Rrogozhinën, Veliaj: Faleminderit demokratëve që u shkëputën nga Berisha e votuan majtas

Nga A2 CNN
24 Korrik 2023, 10:04 | Politikë
PS fiton Rrogozhinën, Veliaj: Faleminderit demokratëve që u

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pasi Partia Socialiste fitoi sërish zgjedhjet e përsëritura për bashkinë Rrogozhinë.

Për fitoren e dytë në Rrogozhinë, Veliaj thotë se u arrit me një rezultat që u jep përgjigje të gjithëve.

Kryebashkiaku falënderon po ashtu ata demokratë që sipas tij kanë zgjedhur të shkëputen nga kreu i Rithemelimit, Sali Berisha dhe të votojnë majtas.

Faleminderit nga zemra qytetarëve të Rrogozhinës, të majtë e të djathtë, që na dhanë një mbështetje përtej pritshmërive tona më optimiste!

Mirënjohje të majtëve, por edhe shumë të djathtëve, që bënë diferencën duke braktisur politikën ‘përça e sundo’ e ‘mish për top’ kundër Perëndimit! Demokratët nuk janë armiqtë tanë, ata nuk janë Saliu, familjet e tyre nuk vrasin e vjedhin, nuk i hapin luftë qytetërimit, nuk jetojnë duke shqyer tjetrin. Demokratët janë vëllezërit tanë dhe kush shkëputet nga Saliu e salinjtë ka kryer një vepër patriotike sot duke votuar majtas! Këtë mesazh e lexuam qartë e do t'ju shërbejmë me përulësi të gjithëve!

Ky është një rezultat i cili i jep përgjigje të gjithëve. Dhe i jep fund përpëlitjeve absurde nga njerëz që duan të përdorin votën për t'u mbrojtur nga zullumet që kanë kryer. Qytetarët e Rrogozhinës nuk e hanë presionin nga askush. As nga xhepat e thellë as nga gojët e thella. Qytetarët e Rrogozhinës duan njerëzit që punojnë, jo ata që përfitojnë. Ky është mesazhi, ky është mandati që na dhanë. Puna! Kësaj do i dalim për zot! Punë të mbarë Edisonit e skuadrës sonë aty!

Erion Veliaj, Twitter

 Përsëritja e procesit zgjedhor në Rrogozhinë konfirmoi kandidatin e Partisë Socialiste me një epërsi disa herë më të madhe krahasuar me 14 majin, përballë kandidatit të Koalicionit "Bashkë Fitojmë", Shkëlqim Hoxha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos