PSD e Tom Doshit të dorëhequr, më shumë se 16 mijë vota kur janë numëruar 50% e kutive

Nga A2 CNN
26 Prill 2021, 17:16 | Politikë
PSD e Tom Doshit të dorëhequr, më shumë se 16 mijë vota

Partia Socialdemokrate, edhe pse tashmë pa kryetarin e saj në garë për deputet, është duke siguruar të paktën dy mandate në kuvendin e ardhshëm, një në Qarkun e Tiranës dhe një në atë të Shkodrës. PSD, me 50% të kutive të numëruara në rang kombëtar, ka arritur të marrë mbi 16 mijë vota.

https://a2news.com/2021/04/26/numerohen-me-shume-se-50-e-kutive-te-votimit-ps-kryeson-ne-9-qarqe-pd-ne-3/

Tom Doshi ishte i pari në listën e Tiranës dhe atë të Shkodrës, dy qarqet ku ai e kishte të sigurt mandatin. Megjithatë, në orët e para të ditës së sotme, Doshi dha dorëheqje të parevokueshme nga gara e 25 prillit, por edhe nga mandati aktual i deputetit. Ai i kërkoi KQZ-së ta zëvendësojë ashtu siç thotë ligji, domethënë me kandidatin pasardhës në listën.

Në listën e Tiranës, nëse do të zyrtarizohet mandati i PSD, ai do të shkojë për Gertjan Dedën, ndërsa në Shkodër do të kalojë për Gledis Çelikun, të cilët renditen të dytët në listë.

I pyetur mëngjesin e sotëm nëse do të bënte koalicion me Partinë Socialiste, Tom Doshi u përgjigj pozitivisht, ndërsa e mohoi një koalicion të mundshëm me Lulzim Bashën. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/04/26/tom-doshi-dorehiqet-si-kandidat-per-deputet-e-parevokueshme-kqz-te-me-zevendesoje/
https://a2news.com/2021/04/26/tom-doshi-perjashton-koalicionin-me-bashen-synojme-edhe-2-mandate-ne-tirane/

A2 CNN Livestream

Latest Videos