Misioni i OSBE ODIHR ka publikuar raportin paraprak mbi procesin zgjedhor. Krahas vlerësimeve për ditën e votimit, ndërkombëtarët kanë ngritur shqetësimin për fenomet që dolën gjatë fushatës elektorale shitblerja e votës apo edhe incidentet e rënda në Elbasan.
“Pretendimet për shit-blerje votash ishin dominuese gjatë fushatës duke treguar se ky mbetet ende një problem i përhapur gjerësisht.
Pavarsisht kuadrit solid ligjor që ndalon shpërdorimin e burimeve të administratës publike dhe që minimizon avantazhet e partisë në pushtet, ministrat vazhduan të bënin fushatë gjatë angazhimeve zyrtare. Kjo rezultoi në një lloj publiciteti që i solli partisë në qeverise një avantazh të madh, ofrimin e stimujve dhe një presion të pretenduar mbi nënpunësit civil, i cili mbetet tashmë një shqetësim.
Gjatë fushatës doli një data bazë që përmbante informacione personale dhe kontakte të afërisht 900 mijë shtetasve shqiptarë, preferencat e tyre potenciale të votimit. Ky informacion rrodhi në sektorin publik. Ne na u shprehën se kjo mund të konsiderohet një shkelje e rëndë e privatësisë.
Në fund më lejoni të dënoj me termat më të fortë, incidentet e dhunshme që i paraprinë votimit të së dielës, që fatkeqësisht çuan në vrasjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve në Elbasan.
Këto incidente shkaktuan vuajtje njerëzve por zbehen edhe përpjekjet e shumë të tjerëve që punuan pa u lodhur për ta përmirësuar sistemin. Këto incidente duhet të hetohen si duhet. Nxitja e dhunës nuk duhet të tolerohet dhe duhet të dënohet. Po, është për të ardhur keq se kemi raporte të besueshme, njerëzit tanë, vëzhguesit tanë e panë vetë një rast të tillë. Është shumë e vështirë t’i gjesh origjinën këtyre incidenteve.”, u shpreh koordinatori i vëzhguesve të OSBE, Azay Guliev. (A2 Televizion)