Publikohen lehtësimet e reja, Rama: Nga nesër pensionistët mund të dalin

Nga A2 CNN
17 Prill 2020, 16:41 | Aktualitet
Publikohen lehtësimet e reja, Rama: Nga nesër pensionistët mund

Kryeministri Edi Rama, përmes një videokonference në Facebook bëri me dije masat e reja lehtësuese që do të hyjnë në fuqi nga java e ardhshme.

Sipas kreut të qeverisë të gjitha lehtësimet do të jenë në varësi të situatës dhe nëse shifrat e të prekurve do të rriten atëherë do të kthehen masat e mëparshme.

“Nesër pensionistët mund të dalin, jo për domino, por për ajrosje dhe ecje në krah jo më shumë se një pensionist tjetër. Javën e ardhshme mund të merret një autorizim javor për të gjithë ata që janë në punët e lejuara dhe automjeti mund të lëvizë vetëm me një njeri brenda në sendiljen e pasme që mund të jetë koleg pune. Nesër do të bëjmë një test dhe do të provojmë mirëfunksionimin e këtij instrumenti. Javën e ardhshme do të autorizojmë dhe lëvizjen me automjet për arsye shëndetësore. Kemi hasur në ankesa legjitime për arsye shëndetësore. Javën e ardhshme do të punojnë lirishti nga ora 05-17:30 të gjithë ata që do të jenë në kategoritë e lejuara që do publikohen në faqen e ealbania. Të gjithë administratorët në këto kategori duhet të sigurohen që në çdo kolektiv të mësohet se cilat janë detyrat dhe të respektohet protokolli i sigurisë dhe të mësojë kush janë pasojat penale për shkelësit. Së katërti do të fillojnë të përgatiten për t’u hapur dhe kategoritë e tjera që pritet të hapen, lista e të cilëve do të publikohet gjithashtu në e-albania”, u shpreh Edi Rama.

Në fund kryeministri Rama deklaroi se pasojat për shkelësit e rregullave do të jenë shumë të rënda dhe të panegociueshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos