Publikohen pamjet e grabitjes me thikë në Korçë

Nga A2 CNN
4 Qershor 2020, 12:26 | Kronikë
Publikohen pamjet e grabitjes me thikë në Korçë

Një institucion për mikrokredi është grabitur nga një person me thikë mesditën e sotme në qytetin e Korçës. Mësohet se autori është futur me një thikë në dorë dhe u ka kërkuar dy punonjësve paratë, të cilët nuk kanë bërë rezistencë.

Menjëherë pas ngjarje , policia rrethoi zonën dhe falë edhe informacioneve të marra, bëri të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin e autorit.

Në pranga është vënë shtetasi me inicialet Dh. D., 25 vjeç, banues në Korçë, i cili po lëvizte me shpejtësi në një rrugicë, në lagjen nr. 4 Korçë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik të autorit, gjetën dhe sekuestruan shumën e lekëve të vjedhura, 92.800 lekë të reja, si dhe gjatë kontrollit të vendit përreth gjetën edhe thikën me të cilën autori kërcënoi personelin për të marrë paratë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos