Punë në gjermani? Lehtësime e vështirësi me ligjin e ri

Nga A2 CNN
21 Janar 2019, 16:07 | Ekonomi
Punë në gjermani? Lehtësime e vështirësi me ligjin e ri

Punë në gjermani? Lehtësime e vështirësi me ligjin e ri Ligji i ri për fuqinë punëtore, i miratuar nga kabineti gjerman. Ligji shihet si një premtim për emigrantët që duan të aplikojnë për punë në Gjermani. Ekspertja për emigracionin Carola Burkert shpjegon për Deutsche Welle qëllimin e këtij ligji.

“Ligji i ri për fuqinë punëtore ka si qëllim përmbushjen e nevojave të ekonomisë gjermane dhe sigurimin e kontrollimin e fuqisë punëtore nga vendet e treta. Ky është sigurisht një sinjal për vendet e treta, se tani fokusi është tek punëtorët e kualifikuar, e nëse e ke këtë kualifikim, atëherë vërtet mund të jetë premtuese, një ëndërr që realizohet”

Carola Burkert, eksperte gjermane për emigracionin

Sipas asaj, ligji ofron lehtësime por edhe vështirësi.

“Së pari ai barazon personat me shkollim profesional me ata me universitet, më parë ardhja e fuqisë punëtore lidhej vetëm me ata që kishin kryer studime universitare. E reja tjetër është, e kjo mund të konsiderohet si vështirësim, se njohja e gjuhës gjermane duhet të jetë e certifikuar”

Carola Burkert, eksperte gjermane për emigracionin

Por ndërsa shumë vetë shpresonin për një zbatim të shpejtë të ligjit ai do të hyjë në fuqi në 1 janar të 2020-s. Fillimisht pohon ekspertja, administrata duhet të përgatitet për të pritur numrin e madh të punonjësve të kualifikuar. Pjese e planit është gjithashtu shtimi I stafit në ambasadat e vendeve të rajonit për të përballuar kërkesën në rritje për viza pune. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos