Qarkullonte me armë zjarri në Jalë, arrestohet 30-vjeçari

Nga A2 CNN
11 Korrik 2021, 09:24 | Kronikë
Qarkullonte me armë zjarri në Jalë, arrestohet 30-vjeçari

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Himarës, pasi qarkullonte me armë zjarri në zopnën e plazhit në Jalë.

Shërbimet e Policisë e kapën 30-vjeçarin më iniciale M. K., nga Tirana në vendin e quajtur “Kampingu Jalë", duke qarkulluar si pasagjer në një automjet. Gjatë kontrollit në çantën e tij të dorës, efektivët gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos