Të shtëna me armë në Durrës, plagoset një person

Nga A2 CNN
10 Korrik 2021, 18:10 | Kronikë
Të shtëna me armë në Durrës, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur në Durrës, si pasojë e një konflikti momenti që degradoi deri në nxjerrjen e armëve të zjarrit.

Sipas policisë, shtetasi L.K. qëlloi me armë në këmbë shtetasin N.Ç. në Shën Vlash pas një sherri të momentit.

I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut, ndërkohë që policia po vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos