
Një shtetas i Kosovës është arrestuar me qëllim ekstradimi në pikën kufitare të Morinit, pasi kërkohej në Zvicër për disa vepra penale, për të cilat kishte dhe një dënim me 2 vite e 9 muaj burg.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, policia ka vënë në pranga 45 vjeçarin nga Kosovë, Skënder Murtesi i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet zvicerane për "Vjedhje, grabitje, rrahje, si dhe veprime të turpshme me të mitur".
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Zvicrës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957. (A2 Televizion)