Mbytet një pushues në Darëzezë, një tjetër shpëtohet nga pushuesit dhe policia

Nga A2 CNN
10 Korrik 2021, 18:25 | Kronikë
Mbytet një pushues në Darëzezë, një tjetër

Një person humbi jetën ndërsa një tjetër është dërguar në spital në gjendje të rëndë si pasojë e detit të trazuar në zonën e Darëzezës në Fier.

Shtetasit A. A., 47 vjeç dhe F. R., 60 vjeç, të dy banues në Fier, ishin duke u larë në det, kur dallgët i tërhoqën në thellësi.

Pushuesit që ishin pranë tyre dhe më pas punonjësit e Policisë që patrullojnë në bregdet arritën t’i nxjerrin nga deti dhe i dërguan me urgjencë në ambulancën e Fierit.

60-vjeçari ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa 47-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos