
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, riktheu paralajmërimin e 22 korrikut të shkuar për lista të pastra kandidatësh për deputetë.
Duke iu referuar deklaratës në Senat të Tony Blinken, i nominuari i presidentit Joe Biden për sekretar shteti, se duan të forcojnë punën në luftën kundër korrupsionit, Kim risolli në vëmendje twitterin e saj të para disa muajve.
Aty u bëhet thirrje liderëve të partive politike që të mos fyejnë zgjedhësit me listën e kandidatëve, të mos minojnë demokracinë dhe të mos promovojnë korrupsionin. (A2 Televizion)