Qëllohet me armë zjarri makina e 25-vjeçarit në Lezhë

Nga A2 CNN
6 Janar 2021, 07:19 | Kronikë
Qëllohet me armë zjarri makina e 25-vjeçarit në Lezhë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e së martës, në lagjen "Nënë Tereza", në Lezhë. Sipas informacionit paraprak të Policisë, mësohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të 25-vjeçarit me iniciale E.P.

Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e  Policisë,  rezulton  se nuk ka persona të dëmtuar.

Nga shërbimet e DVP Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Lezhë janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe vijon krehja e zonës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos