Tifozët e Real Betis dinë se si të dhurojnë buzëqeshje në këtë periudhë festash. Përpara nisjes së ndeshjes me Eibar, vendasit hodhën me mijëra pellushë në fushën e blertë të cilat do t’i dhurohen fëmijëve në nevojë të komunitetit.
Ndeshja e kampionatit spanjoll Real Betis- Eibar u mbyll në barazim 1 me 1 por vëmendja nuk u tërhoq nga rezultati i këtij takimi.

Mijëra pellushë dhe lodra u hodhën nga të pranishmit në Estadio Benito Villamarin përpara nisjes së sfidës për të mbështetur dhe ndihmuar fëmijët në nevojë.
Në shkallët e stadiumit 45 mijë e 500 tifozët dhuruan një atmosferë të ngrohtë duke dekoruar fushën e blertë si asnjëherë më parë.
Klubi spanjoll nëpërmjet një komunikimi në Twitter falënderoi të gjithë mbështetësit për solidarizimin me këtë nismë. Do ta kujtojmë përgjithmonë, faleminderit edhe njëherë që na treguat se jeni fansat më të mirë në botë- shkruhej në postimin e klubit.
Gjesti i bukur i tifozëve është një trend që prej disa vitesh aplikohet në stadiumet në mbarë botën. (A2 Televizion)