
Qytetarët në Maqedoninë e Veriut votojnë sot për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë dhe nuk janë verifikuar parregullsi. Zgjedhjet presidenciale janë dominuar nga përçarjet lidhur me ndryshimin e emrit.
Dy kandidatët kryesorë, Stevo Pendarovski nga partia në pushtet dhe Gordana Silijanovska opozitare, arritën të kalonin raundin e parë me një rezultat thuajse të barabartë.
Shqetësimi kryesor i dy kandidatëve mbetet pjesëmarrja në këto zgjedhje, pasi parashikohet të jetë nën 40%. Kjo nënkupton se zgjedhjet presidenciale janë të pavlefshme. (A2 Televizion)