Qyteti që nuk do të shohë më diellin për 65 ditët e ardhshme

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2018, 13:08 | Bota

Nëse nuk ju pëlqen drita dhe preferoni errësirën, ndoshta është më mirë që dimrin ta kaloni në Alaskën e Veriut. Qyteza Utqiagvik, e njohur më parë me emrin Barrow, këtë të diel panë për herë të fundit diellin dhe nuk do të mund të kenë më mundësi ta shohin për rreth dy muaj.

Qyteza me rreth 4000 banorë nis tani një periudhë errësire prej 65 ditësh të njohur si “nata polare”. Meteorologu i CNN, Judson Jones, thotë se ky është term i mirënjohur në zona që nuk e shohin dritën e diellit për më shumë se 24 orë rresht. “Kjo dukuri ndodh çdo vit”, thotë Jones. “Nëse jeton mbi rrethin arktik vjen një ditë kur dielli perëndon dhe nuk lind më përgjatë gjithë dimrit. Lajmi i mirë është që në verë nuk do të perëndojë fare për ditë me radhë”.

Pjesa më veriore e Alaskës ndodhen mbi rrethin arktik dhe Utqiagvik është qyteza më veriore në këtë zonë. Përveç banorëve të saj, edhe ata të Kaktovik, Point Hope dhe Anaktuvuk do të përjetojnë të njëjtën dukuri.

Në Utqiagvik dielli perëndon zyrtarisht në orën 13:43 dhe nuk do të duket në horizont para datës 23 janar 2019. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos